"Kakanien revisited" është një platformë për studime interdisiplinare në fushën e Europës qendrore-lindore përkatësisht asaj qendrore; fjala është për një projekt publikimi, ndërlidhjeje dhe komunikimi që mbështetet nga Ministria Federale për Shkencë dhe Kërkime e Austrisë (BM.W_F) dhe nga Univeristeti i Vjenës. Ky projekt do të jetë para së gjithash në dispozicion të studiuesve në shtetet e Europës qendore-lindore dhe atë juglindore.

Për prezantim shërbejnë kategoritë "Bashkëpunimet" dhe një pjesë e "Materiale". Çdo prezantim është i plotësuar me një adresë kontakti (dhe/ose URL), përmes së cilës mund të shkëmbehen ide për pyetjet e mëtutjeshme dhe dëshirat për bashkëpunim.

Për publikim shërbejnë kategoritë "Kontribute", "Recensione" dhe "Materiale". Informimi i parë për artikujt dhe dokumetet lehtësohet përmes abstrakteve në së paku dy gjuhë. Të gjitha kontributet dhe recensionet duhet të plotësohen me një CV të shkurtër të kontribuesit dhe mbesin në dispozicion në një periudhë afatgjate si dokumente të citueshme në formatin PDF.

Përveç broshurës informative mujore, ju do të informoheni për aktivitetet në fushën e kërkimeve në Europën qenrore-lindore dhe atë juglindore përmes një kalendari të termineve të kategorizuar sipas viteve dhe muajve, e që gjendet në kategorinë "Termine". Edhe këtu një link dhe/ose një adresë kontakti ju përcjell tutje te partneri përkatës kontaktues. Nëse na dërgohet një Call for Papers ose një program i detajuar, atëherë ky mbetet në dispozicion si dokument PDF (pdf-file).

Për çdo formë të teksteve, kontributeve, recensioneve, vetëprezantimeve dhe përshkrimeve si dhe informatave për aktivitete të ndryshme mbështetemi në iniciativën tuaj: jeni të ftuar t’ia dërgoni tekstet tuaja redaksisë në çdo kohë si dokumente në formatin word ose rtf.

Fusha "Shërbime" përfshin përpos termineve edhe një listë gjithnjë e në rritje të literaturës, një listë linkash të komentuar, një Sitemap dhe "Impresum", në të cilin prezantohet ekipi.

Weblogët për temat lidhur me Europën qendrore-lindore dhe me atë juglindore shërbejnë për komunikimin shkencor dhe janë të përmbledhura në një forum. Lidhja në fushat tematike relevante për "Kakanien revisited" dhe në fushat akademike bëhet përmes linkave ekstern dhe përcjelljeve nga një weblog që moderohet nga një institut partner brenda forumit në një tjetër. Përpos kësaj ekziston edhe mundësia që pas regjistrimit t'i dërgoni komentet tuaja, informatat për publikime të rëndësishme, organizime aktuale ose të publikoni Call for Papers etj.

Dhomat-E (elektronike) janë platforma pune për projekte, të mbrojtura me password dhe shërbejnë për komunikimin intern si dhe për dokumentimin e projektit.

Idetë, kritikat dhe dëshirat tuaja mund t’ia adresoni redaksisë drejtpërdrejt përmes redaktion@kakanien.ac.at; nëse keni pasiguri lidhur me mënyrën e funksionimit ose mundësitë e navigacionit të një faqeje, atëherë shtypni butonin Ndihmë (Hilfe).

CSS is validValid XHTML 1.0 TransitionalLevel Double-A conformance icon,
          W3C-WAI Web Content Accessibility Guidelines 1.0